Politika e Privatësisë: Ne i Ruajmë të Dhënat Tuaja

Objektivi i politikës së privatësisë është që të shpjegojmë shërbimet e faqes së internetit, si edhe mënyrat se si ruajmë privatësinë dhe sigurinë e të dhënave tuaja personale. Gjithashtu, kjo politikë shpjegon shkurtimisht të drejtat që ju keni si përdorues të faqes sonë të internetit.

Shërbimet

Kjo faqe interneti nuk ofron asnjë lojë kazinoje me para të vërteta. Të gjitha lojërat që zbuloni në faqen e internetit janë vetëm për argëtim. Ne përpiqemi shumë që informacioni i publikuar në faqen e internetit të jetë sa më i saktë të jetë e mundur, por nuk jemi përgjegjës për asnjë dëmtim të shkaktuar nga interpretimi i këtij informacioni. Të gjitha informacionet e publikuara në këtë faqe interneti kanë vetëm qëllim edukativ.

Të Dhënat Personale

Të gjitha të dhënat e përdoruesve që mblidhen në këtë faqe interneti, ruhen gjithnjë konfidenciale dhe nuk ndahen me palët e treta. Brenda kompanisë, të dhënat tuaja do të ndahen vetëm me personelin që duhet t’i shohin. Ne nuk do t’i shesim kurrë, as nuk do t’ia japim të dhënat tuaja kazinove apo kompanive të tjera, pa pëlqimin tuaj.

Si i Përdorim të Dhënat Tuaja

Të gjitha të dhënat personale që ne mbledhim përdoren vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do t’i përdorim të dhënat tuaja për t’ju dërguar email-e informative dhe të dobishme. Gjithashtu, ne i përdorim të dhënat e përdoruesit për qëllime analitike, çka na ndihmon që të krijojmë një përvojë më të mirë të përgjithshme për të gjithë përdoruesit tanë, për të krijuar një përmbajtje më të përshtatshme dhe për të shpërndarë njoftime më të përshtatshme me komunitetin tonë.

Të Drejtat Tuaja

Si përdorues, ju jeni përgjegjës për të gjitha të dhënat tuaja. Me kërkesën tuaj, ne do t’i fshijmë ose do t’i kufizojmë të dhënat tuaja personale dhe nuk do t’i përdorim më, ose do t’i fshijmë krejtësisht nga databaza jonë. Nëse dëshironi që t’i kufizoni, ose t’i fshini të dhënat tuaja nga databaza jonë, na dërgoni një email dhe na bëni të ditur arsyen pse nuk doni t’i ndani më të dhënat në fjalë.